Në valixhe e dyshimtë ka shkaktuar panik në aeroportin ndërkombëtar të Goteborgut, në Suedi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe ka detyruar autoritetet të evakuojnë një pjesë të aeroportit.
Në përfundim të kontrollit të njësive anti-eksploziv është konstatuar se objekti i gjetur nuk përbënte asnjë rrezik.
Incidenti ka shkaktuar vonesa, por më pas fluturimet kanë rifilluar rregullisht.
Disa media vendase shkruajnë se valixhja, e braktisur pranë tryezës së informacionit, përmbante gjurmë eksplozivi.