Alarmante: 58 të vdekur dhe 13 mijë aksidente gjatë 7 muajve të parë të 2025-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmante: 58 të vdekur dhe 13 mijë aksidente gjatë 7 muajve të parë të 2025-s

    Insajderi
    29 September 2025 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës gjatë shtatë muajve janar-korrik të këtij viti janë shkaktur 51 aksidente fatale, krahasuar me 48 në vitin 2024.

    Po sipas statistikave 58 persona kanë humbur jetën kundrejt 52-ve në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Po ashtu, është vërejtur një rritje në numrin e tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Në 2025-a janë shqiptuar 448,661 tiketa, krahasuar me 411,337 në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Totali i aksidenteve për janar–korrik 2025 ka arritur në shifrën prej 13,235, nga 12,507 në vitin 2024.

    Këto shifra alarmante nënvizojnë nevojën për ndërgjegjësim më të madh nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

    Policia e Kosovës në vazhdimësi u apelon qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark