Kërcënimi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka dalë të jetë i rrejshëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara.
Gara ka thënë se aeroporti është i hapur për fluturime dhe se të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”, ka shkruar rrejshëm.