Policia ka gjetur një “pako të dyshimtë” në stacionin e trenit në Milano, disa orë para finales në Ligën e Kampionëve, por pas kontrollit të detajuar ka dalëse ka qenë një alarm i rrejshëm.
Policiamegjithatë ka ndërprerë punën e shërbimit të metrosë në Milano pas gjetjes së një “pakoje të dyshimtë” në një stacion të trenit, disa orë para finales në Ligën e Kampionëve.
Tifozët e Real Madridit dhe Atletico Madridit janë prezentë në numër të madh në qytet, para duelit të sotëm në stadiumin San Siro, raportojnë mediat italiane.
Mirëpo, pas ekzaminimit ka dalë se ishte një alarm i rrejshëm pasi pakoja nuk përmbante ndonjë mjet të rrezikshëm.
Mediat italiane kanë njoftuar se frika u ngrit pasi një grua u vërejt në kamera duke e lënë pakonë tek shkallët e stacionit të metrosë./Insajderi.com