Vëllezërit Berisha mund të luajnë për Kosovën – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Vëllezërit Berisha mund të luajnë për Kosovën

    Insajderi
    27 May 2016 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy vëllezërit me origjinë kosovare që përfaqësojnë ngjyrat e Norvegjisë, Valon dhe Veton Berisha mund ta lënë kombëtaren nordike për të luajtur me Kosovën, e cila u pranua në FIFA dhe ka të drejtë të luajë në kualifikimet botërorit të ardhshëm “Russia 2018”.

    Kështu shkruan sot gazeta norvegjeze Aftenposten, e cila thotë se pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA mund të shkaktojë kokëçarje për trajnerin e Norvegjisë, Per-Mathias Hogmo.

    “Valon dhe Veton Berisha janë shumë të gëzuar me pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Kjo mund të shkaktojë kokëçarje për trajnerin Hogmo”, kështu e fillon shkrimin gazeta norvegjeze, me frikën se dy talentet kosovarë do ta lënë përfaqësuesen norvegjeze, raporton Insajderi.

    Edhe pse të dy futbollistët janë të grumbulluar momentalisht me kombëtaren norvegjeze, ata ende nuk kanë vendosur përfundimisht se a do të vazhdojnë të luajnë për Norvegjinë. Madje, për Vetonin, i cili pritet të bëjë debutimin me përfaqësuesen nordike të dielën ndaj Portugalisë, kjo mund të jetë ndeshja e parë dhe e fundit për këtë skuadër.

    “Nuk e kam konsideruar ende këtë[ndërrimin e përfaqësueses]. Por unë do ta marrë vendimin dhe do të tregoj hapur”, thotë futbollisti 23 vjeçar i Greuther Furthit, duke ia lënë të hapur derën edhe përfaqësueses kosovare.

    Mediumi norvegjez nuk harron të përmend edhe faktin e fenomenit kosovar Bersant Celina, i cili edhe pse ishte paraqitur disa herë për grupmoshat e Norvegjisë, kishte refuzuar përfundimisht Norvegjinë për Kosovën vitin e kaluar.

    Vetoni në fund të intervistës i përgatit norvegjezët për një hap që të dy futbollistët mund ta marrin në muajt e ardhshëm, duke thënë se edhe vëllai i tij Valoni, i cili ka zhvilluar 18 ndeshje me Norvegjinë ka të drejtë juridike të zgjedhë Kosovën.

    ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    “Që prej se Kosova është njohur si skuadër kombëtare, asnjë futbollist nuk është i bllokuar. Secili mund ta zgjedhë atë, përfshirë edhe Valonin i cili ka zhvilluar ndeshje me Norvegjinë më parë”, thotë ish-sulmuesi i skuadrës norvegjeze, Viking.

    Të dy futbollistët janë me origjinë kosovare, por të lindur e rritur në Norvegji. Ata kanë dalë nga akademia e skuadrës Viking, megjithëse kanë arritur të depërtojnë që në moshe të re në skuadra cilësore në Evropë, shkruan Insajderi.

    Valoni luan me kampionin aktual të Austrisë, Red Bull Salzburg dhe është vetëm 23 vjeçar, ndërsa Vetoni është golashënuesi më i mirë i skuadrës nga Bundesliga e dytë gjermane, Greuther Furth. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark