Alarmohen pasagjerët pas shembjes së çatisë në Aeroportin e Palma de Mallorca - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Alarmohen pasagjerët pas shembjes së çatisë në Aeroportin e Palma de Mallorca

    Insajderi
    25 June 2025 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident ka shkaktuar alarm të madh në Aeroportin e Palma de Mallorca në Spanjë të martën pasdite, kur një pjesë e çatisë në zonën e ardhjeve është shembur.
    Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

    Autoriteti i aeroporteve AENA njoftoi se ngjarja ndodhi pasi mbeturina ranë mbi çatinë prej xhami, duke thyer pjesë të saj.

    Ndërkohë theksohet se copëza xhami dhe materiale të tjera ranë mbi makinat shitëse në zonën e valixheve.

    Stafi i sigurisë dhe punonjësit e aeroportit ndërhynë menjëherë, duke rrethuar zonën dhe duke drejtuar udhëtarët drejt daljeve alternative.

    Siç bëhet e ditur më tej, zhurma e fortë e shembjes shkaktoi shqetësim të madh te pasagjerët e sapoardhur.

    Ngjarja ndodhi në një periudhë kur janë shprehur ankesa për punimet që po kryhen në aeroport.

    Punonjësit kanë denoncuar mungesën e masave të duhura të sigurisë dhe disa incidente të mëparshme, megjithëse pa pasoja për jetën njerëzore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark