Alarmon deputeti Ferat Shala: Kurti ka intervistuar në zyrën e tij kandidatet për bord të KPMM-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Alarmon deputeti Ferat Shala: Kurti ka intervistuar në zyrën e tij kandidatet për bord të KPMM-së

    Insajderi
    06 December 2021 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti për ndërhyrje në procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

    Shala sot në seancën e Kuvendit, ka deklaruar se kryeministri i ka ftuar kandidatët për anëtarë të Bordit të KPMM-s në zyrën e tij ende pa u votuar të njëjtit në Kuvendin e Kosovës.

    “Nëse dështon procesi, e kemi të qartë se kryeministrit s’ia kanë plotësuar kërkesat”, ka thënë Shala.

    “Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale është institucion i pavarur, i rregulluar me ligj i dalë nga Kushtetuta e Kosovës dhe i përgjigjet Kuvendit. Në këtë proces kaq të gjatë, me shumë shkelje kemi ndërhyrje direkte të kryeministrit në këtë proces, vetëm sa për informacion, kryeministri pa asnjë bazë ligjore fillon dhe i fton para se ne t’i votojmë anëtarët e propozuar nga ministria në bisedë të caktuar në zyrën e tij, e nganjëherë edhe në zyrën e zëvendësministrit të Financave”. tha deputeti i PDK-së.

    “Pra, një ndërhyrje dhe një shkelje ligjore, sepse ekzekutivi dhe legjislativi në këtë rast jemi të ndarë dhe ky komision i përgjigjet Kuvendit”, u shpreh ai.

    “Çka kërkon kryeministri të ndërhyjë në këtë proces të hapur dhe të intervistojë kandidatët e propozuar… Nëse dështon procesi atëherë e kemi shumë të qartë që kryeministrit nuk ia kanë plotësuar kërkesat minimale që atij i duhen për këtë proces”, tha Shala.

    Deputeti Shala bëri edhe një kërkesë publike për të gjithë kandidatët, që siç tha ai, të mos bien pre e politikës ditore dhe që të zbatojnë ligjin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark