×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon eksperti: Mandarinat nga Shqipëria janë të rrezikshme, përmbajnë pesticidin që rrit sëmundjet kardiovaskulare dhe kancer

    Insajderi
    18 December 2024 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti Ervin Resuli, ka alarmuar se mandarinat nga Shqipëria janë të rrezikshme.

    Sipas tij ato përmbajnë mbetje pesticidesh që janë të ndaluara në BE.

    Gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024, sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria. Këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve të tyre afatgjata“, tha ai.

    Ai ka edhe identifikuar edhe rastet që janë zbuluar.

    “29 nëntor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është zbuluar në Kroaci.

    11 dhjetor 2024 – Phosmet në mandarina. Ngarkesa është identifikuar në Kroaci.

    11 dhjetor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është raportuar nga Kroacia me ndalesë të mëtejshme në Itali dhe Republikën Çeke.

    Të gjitha këto raste janë EC-validated, që do të thotë se janë verifikuar si të sakta dhe përmbajnë mbetje të larta të këtyre pesticideve”, shkroi ai.

    Ai ka sqaruar se Chlorpyrifos-ethyl është një pesticid që ndikon në zhvillimin e trurit tek fëmijët, veçanërisht në fazat e hershme të jetës. Shkakton dëmtime të sistemit nervor dhe çrregullime të sistemit endokrin. Rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark