Alarmon Flutura Kusari: E pabesueshme, KPM ka planifikuar ndryshimin e rregullores kundërligjshëm dhe në mënyrë tinëzare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon Flutura Kusari: E pabesueshme, KPM ka planifikuar ndryshimin e rregullores kundërligjshëm dhe në mënyrë tinëzare

    Insajderi
    17 January 2025 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juristja e medias, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se Komisioni i Pavarur i Mediave ka planifikuar sot që ta ndryshojë rregulloren e punës që, sipas saj, t’i krijohet mundësia me e kapë politikisht pozitën e kryetarit dhe nënkryetarit.

    Kusari tha se kjo është alarmuese dhe e pabesueshme, teksa shtoi se ky ndryshim tinëzar i rregullores, pa e përfshi as në agjendë, është dëshmi që është proces i kundërligjshëm dhe politik.

    “Ky ndryshim tinzar i rregullores, pa e përfshi as në agjendë, është dëshmi që është proces i kundërligjshëm dhe politik. Ndryshimi i rregullores në këtë formë është i jashtëligjshëm po ashtu”.

    “Ju rikujtoj që të njëjtën metodë pushteti aktual e ka përdorë në RTK për me zgjedhë drejtorin. Copy paste e njëjta metodë. Wow”, tha Kusari, transmeton Klankosova.tv.

    Në pikën dy të nenit 3 “Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit të KPM-së”, thuhet se zgjedhja e kryetarit, përkatësisht nënkryetarit mund të bëhet brenda një muaji para skadimit të mandatit të kryetarit, përkatësisht nënkryetarit, veçanërisht për t’u siguruar që KPM nuk mbetet pa kryetar, përkatësisht nënkryetar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark