Alarmon gjenerali gjerman: Situata e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon gjenerali gjerman: Situata e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet

    Insajderi
    21 December 2023 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjeneral brigade Bundeswehr-it Ralf Hammerstein, ka thënë se siguria në Kosovë po përkeqësohet dukshëm dhe NATO po e shton praninë e saj në pranverë, edhe me ndihmën e Bundeswehr-it – forcat e armatosura të Gjermanisë.

    Gjeneral brigade Bundeswehr-it Ralf Hammerstein, ka thënë për Die Welt se si nacionalistët po mobilizohen në Serbi dhe se situata e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor po plotëson dëshirat e Rusisë së drejtuar nga Vladimir Putin.

    “Kanë kaluar gati 25 vjet që kur NATO ndërhyri në ish-Jugosllavi në vitin 1999 dhe detyroi trupat serbe të tërhiqeshin nga Kosova. Më pas, Aleanca instaloi misionin KFOR për të stabilizuar situatën dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot e kësaj dite. Edhe më shumë ushtarë do të nevojiten përsëri në të ardhmen”, ka theksuar gjeneral brigade Ralf Hammerstein.

    Hammerstein ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk po përparon siç duhet, teksa shton se asnjë kufi në Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të ekzistojë me mirëbesim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark