Alarmon Imri Ahmeti: Shumë fshatra të Lipjanit kanë mbetur pa rrymë për Vitin e Ri, e papranueshme në këtë shekull - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon Imri Ahmeti: Shumë fshatra të Lipjanit kanë mbetur pa rrymë për Vitin e Ri, e papranueshme në këtë shekull

    Insajderi
    31 December 2024 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë të ditur se disa fshatra të komunës që udhëheq janë në terr.

    Ai përmes një shkrimi në Facebook përgjegjës i ka bërë Qeverinë, pasi, sipas tij, kanë dështuar të menaxhojnë si duhet këtë çështje.

    Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së planifikimit, përkushtimit dhe përgjegjshmërisë ndaj nevojave bazë të qytetarëve. Kjo situatë nuk është thjesht një sfidë – është një dështim që nuk mund të tolerohet më.

    Së bashku, duhet të kërkojmë llogaridhënie dhe veprime konkrete për të mos lejuar përsëritjen e kësaj papërgjegjshmërie. Tmerr!”, shkroi Ahmeti ndër të tjera.

    Njoftimi i plotë:

    Në natën e ndërrimit të moteve, kur familjet mblidhen për të pritur Vitin e Ri, shumë fshatra të komunës sonë u gjetën në terr. Në një moment që duhet të simbolizonte shpresë dhe dritë, na u mohua edhe ajo më elementarja – furnizimi me energji elektrike.

    Është e papranueshme që në këtë shekull, të mos jemi në gjendje të planifikojmë dhe të sigurojmë një furnizim të qëndrueshëm për qytetarët tanë. Përgjegjësia për këtë situatë është e qartë: qeveria dhe ministria përkatëse kanë dështuar të menaxhojnë si duhet këtë çështje kaq thelbësore.

    Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së planifikimit, përkushtimit dhe përgjegjshmërisë ndaj nevojave bazë të qytetarëve. Kjo situatë nuk është thjesht një sfidë – është një dështim që nuk mund të tolerohet më.

    Së bashku, duhet të kërkojmë llogaridhënie dhe veprime konkrete për të mos lejuar përsëritjen e kësaj papërgjegjshmërie.

    Tmerr!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark