Alarmon ish-ministri: Agjencioni i Inteligjencës së Serbisë është duke marrë informacione për Kosovën nga njerëz që jetojnë këtu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon ish-ministri: Agjencioni i Inteligjencës së Serbisë është duke marrë informacione për Kosovën nga njerëz që jetojnë këtu

    Insajderi
    15 January 2024 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi, ka thënë se Agjencioni i Inteligjencës së Serbisë është duke marrë informacione për Kosovën nga njerëz që jetojnë këtu.

    Gashi është deklaruar kështu pasi u shfaq një grafikon të cilin e ka publikuar BIA në të cilin janë zyrat e pikave të OVL e UÇK-së në Kosovë.

    “Kjo realisht tregon një përqendrim të aktiviteteve që zhvillon Agjencioni i Inteligjencës më tepër për opinionin e brendshëm, për faktin se ky agjencion vepron dhe punon mbështetur në inteligjencën humane, ku Serbia realisht ka qasje dhe mundësi të marrë informacione nga terreni përmes njerëzve që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Gashi në KlanKosova.

    Ai ka shtuar se aktivitetit të këtyre agjencioneve të inteligjencës janë për të mbuluar dështimet në rrafshin ushtarak dhe diplomatik.

    “Aktivitetet e tilla në rrafshin tradicional Serbia gjithmonë i ka zhvilluar, fatkeqësisht është njëri prej agjencioneve nuk ka pësuar reformë që nga themelimi i saj në aspektin veprues dhe strukturor, por në rrethana të caktuara kohore ajo është mbështetur te aktiviteti dhe aktivitetet të drejtpërdrejta të këtij agjencioni, i cili në aspektin operativ zhvillon aktivitete brenda dhe jashtë Serbisë, ose nëse mund të përkufizohet edhe veprime operative sulmuese ku target është territori i Republikës së Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës”, ka thënë Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark