Alarmon juristja e mediave: Sot pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM’së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon juristja e mediave: Sot pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM’së

    Insajderi
    17 January 2025 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Flutura Kusari, juriste e mediave, ka njoftuar se në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM’së, Jeton Mehmeti, disa ditë para se t’i kryhet mandati.

    Kusari ka thënë se shkarkimi i tij do të bëhet në mënyrë të kundërligjshme nga pushteti dhe në një proces të motivuar politikisht, shkruan Insajderi.

    “Qëllimi i shkarkimit është që të uzurpohet pozita e kryetarit dhe nënkryetarit para se të zgjedhen anëtarët e rinjë të KPM-së.

    Sipas votave që i kanë, kryetari dhe nënkryetari do ta zgjedhin veten dhe do të jenë udhëheqesit më jolegjitim të historisë së KPM-së. Sigurisht që ky vendim do të atakohet menjëherë në gjykatë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

    Deklarata e plotë e Flutura Kusarit:

    Alarmuese

    Sot në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, disa ditë para se t’i kryhet mandati.

    Shkarkimi do të bëhet në mënyrë të kundërligjshme dhe në një proces të motivuar politikisht.

    Qëllimi i shkarkimit është që të uzurpohet pozita e kryetarit dhe nënkryetarit para se të zgjedhen anëtarët e rinjë të KPM-së.

    Sipas votave që i kanë, kryetari dhe nënkryetari do ta zgjedhin veten dhe do të jenë udhëheqesit më jolegjitim të historisë së KPM-së. Sigurisht që ky vendim do të atakohet menjëherë në gjykatë.

    Në agjendën e takimit, shkarkimi nuk figuron si pikë e rendit sepse do të ndodhë si propozim për pikë shtesë.

    Unë du me besu që zyra ekzekutive e KPM-së do ta ndalojë këtë procedurë të jashtligjshme dhe do ta kundërshtojë haptazi sot.

    Ky zhvillim do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në rënien e mëtutjeshme të lirisë së mediave dhe do të shënohet në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare.

    I lus mediat që të përcjellin mbledhjen në mënyrë që ta dokumentojmë këtë shkarkim politik.

    Kryetari dhe nënkryetari duhet të zgjedhen pasi të plotësohet komisioni me anëtarë të rinjë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark