Alarmon punëtori i "Pastrimit": Jemi në krizë, të jep dorëheqje Drejtori Petrit Reçica - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon punëtori i “Pastrimit”: Jemi në krizë, të jep dorëheqje Drejtori Petrit Reçica

    Insajderi
    04 June 2025 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor i KRM “Pastrimi”, ka shprehur shqetësimin e thellë për gjendjen aktuale në kompani, duke e cilësuar si një krizë që rrezikon ekzistencën e qindra familjeve që varen nga kjo punë, transmeton Insajderi.

    “Unë jam një nga mbi 900 punëtorët e Kompanisë ‘Pastrimi’, një kompani publike që për vite të tëra ka mbajtur pastërtinë dhe dinjitetin e qytetit tonë, Prishtina. Sot, ne – familjarët, nënat e baballarët që jetojmë nga kjo punë e ndershme – jemi të bllokuar dhe të pasigurt për të ardhmen tonë,” thuhet në postimin e tij.

    Punëtori ka adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj drejtorit aktual të kompanisë, Petrit Reçica, të cilin e cilëson si përgjegjësin kryesor për situatën e rëndë që po kalon “Pastrimi”.

    Me keqardhje dhe shqetësim të madh, e them publikisht se për këtë situatë të rëndë, përgjegjësinë më të madhe e mban drejtori aktual, z. Petrit Reçica. U bëjmë thirrje institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave që të hapin sytë dhe të dëgjojnë zërin tonë,” thuhet më tej.

    Në përfundim, punëtori i bën thirrje drejtorit Reçica që të japë dorëheqje dhe të lejojë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për të shpëtuar kompaninë nga kolapsi.

    “Ky nuk është një apel politik – është kërkesë njerëzore për t’i dhënë fund bllokadës dhe për të shpëtuar kompaninë tonë. ‘Pastrimi’ nuk është pronë e askujt – është pasuri publike që duhet të menaxhohet me përgjegjësi, ndershmëri dhe transparencë.”

    Postimi i plotë i punëtorit Bekim Mehmetaj:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark