Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas anulimit te mbledhjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Ai tha se se të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë dhe se Kosova ka nevojë për Shqipërinë.
“ALARMUESE!
Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!” – shkruan ai.