Nëna e Drenushës sot ka takuar atë dhe i tha se Atilla nuk e ka lejuar që të i marrë fëmijët me vetë.
“Banu e fortë do ta kalosh edhe këtë. Unë e kam ba kërkesën në Qendrën Sociale, Atilla nuk ka leju nuk ja dashtë me i ekspozu”, tha nëna e saj.
Ndërsa i tregoj se vajza po e shikon nga ekrani.
“Fëmijët po e përqafojnë ekranin. Vajza ka thënë që babi nuk po me lejon me shku te mami”, tha nëna e Drenushës.
Kjo bëri që moderatori Alaudin Hamiti të mos përmbajë lotët.
Ndërsa edhe Olta Gixhari u pa e emocionuar duke mos mundur të flasë.
“E kuptoj shumë mirë mallin për fëmijët. Kjo që ai po bën nuk është e drejtë nuk gjej fjalë nuk po mund të flasë i bëj thirrje që mos ta pengojë takimin”, tha Olta.