
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar një biznes familjar të suksesshëm në qytet, i cili tashmë ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe jashtë vendit.
Në këtë vizitë, Hyseni u prit nga Laurant Shabani, një ndërmarrës dhe kandidat për Asamblenë Komunale.
Hyseni shkroi se ky është modeli i biznesit të suksesshëm i bën krenarë.
“Në vazhdën e takimeve me bizneset e qytetit tonë, vizitën e radhës e bëmë te Bujana Sweets, ku na priti pronari dhe miku ynë, Laurant Shabani, njëherësh edhe kandidat për Asamblenë Komunale. Familja Shabani është shembull i vërtetë i punës dhe suksesit – me përkushtim dhe vizion kanë ngritur një kompani që tashmë e ka kaluar kufirin e Kosovës, duke hapur pikën e parë edhe në Gjermani. Ky është modeli i biznesit të suksesshëm që na bën krenarë, sepse tregon se me punë të ndershme dhe përkushtim mund të arrijmë shumë, jo vetëm për Gjilanin, por edhe për vendin tonë jashtë kufijve”.