Alban Hyseni deklaron 9 toka në pronësi të prindit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alban Hyseni deklaron 9 toka në pronësi të prindit

    Insajderi
    24 April 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Gjilanit ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, shkruan Insajderi.

    Gjatë vitit 2024 dhe 2025, del se familja e tij ka përfituar një numër të madh të pronave.

    Si pasuri të paluajtshme, Hyseni ka deklaruar nëntë toka në pronësi të prindit.

    Tre toka të blera në vitin 2024 që janë në pronësi të prindërit, deklaroi se janë blerë me të ardhura nga puna jashtë shtetit.

    Një pronë ka vlerën 31 mijë euro, tjetra 41 mijë euro dhe njëra afro 2 mijë euro.

    Ndërsa një tokë tjetër që është po ashtu në emër të prindërit të tij, del se e ka përfituar në vitin 2025 dhe ka vlerën prej 55 mijë euro.

    Hyseni ka deklaruar se posedon një veturë të marrë me kredi në vlerë prej 23 mijë euro.

    Në bankë ai deklaroi se ka vetëm 339 euro e 35 cent, ndërsa kursimet e fëmijëve të tij kapin vlerën e rreth 2 mijë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark