Alban Hyseni: Do të mbahemi mend për 11 projekte kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Alban Hyseni: Do të mbahemi mend për 11 projekte kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

    Insajderi
    02 October 2025 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari aktual dhe njëherit kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka deklaruar se mandati i tij si udhëheqës i Komunës do të mbahet mend për realizimin e projekteve madhore kapitale.

    Në një deklaratë publike, Hyseni ka theksuar se janë 11 projekte që tejkalojnë vlerën 1 milion euro, të cilat sipas tij, do të jenë trashëgimi konkrete e kësaj qeverisjeje.

    “Ajo për çka do të mbahemi mend si qeverisje janë 11 projektet kapitale mbi 1 milion euro”, ka shkruar ai.

    Mes projekteve të përmendura janë: Stacioni i ri i Autobusëve, Qendra Kulturore (KultQendra), Rruga “Hamdi Kurteshi”, Qendra e qëndrimit ditor për të moshuar dhe bujtina për studentë, Palestra e re sportive, Shkolla e re e Mjekësisë, dhe Bulevardi i Qytetit, të cilin Hyseni e ka cilësuar si “projekti më i madh kapital në historinë e Gjilanit”.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark