
Kandidati për kryetari të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur arritjet e mandatit të tij katërvjeçar në fushën e krijimit të hapësirave të gjelbra dhe rekreative për qytetarët.
“Për vetëm 4 vite kemi ndërtuar 8 parqe të reja, duke krijuar hapësira të gjelbra dhe rekreative për qytetarët e komunës sonë,” ka deklaruar Hyseni në një postim në rrjetet sociale.
Ai ka njoftuar se aktualisht janë në tenderim edhe 4 projekte të reja për parqe, që do të çojnë numrin total të hapësirave të gjelbra në 12.
“Pas 12 tetorit, vazhdojmë me edhe më shumë hapësira të gjelbra, për një Gjilan më të bukur dhe më të gjallë. BASHKË!” ka shtuar Hyseni.
https://www.facebook.com/reel/1133692294945688