Rreth 32 fëmijë me aftësi të kufizuara kanë mbetur pa shërbime rehabilituese pasi që kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bllokuar financimin e shoqatës “Hankidos” në Gjilan pa dhënë një shpjegim. Kjo shoqatë tash e sa vite ka ofruar trajtime të nevojshme për personat me aftësi të kufizuara në Gjilan. Në vitin 2024, Kryetari Hyseni ka vendosur të ndaloj financimit për OJQ’të që mbështesin dhe ofrojnë trajtime për këtë kategori. Ngjashëm me “Handikos” në gjendjen e njëjtë është edhe shoqata “Pema” e cila ka mbetur pa mbështetje financiare. Insajderi sjell detajet.
Dhjetar nëna të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Komunën e Gjilanit janë në gjendje të rëndë pasi nuk po kanë një qendër ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre. Kryetari Hyseni përmes vendimit për ndalimin e ndarjes së mjeteve financiare po ua vështirëson jetesën normale.
Antigona Latifi Dushica, një nënë nga Gjilani ka adresar tek Insajderi vështirësitë që po përballen pas këtij vendimi të kryetarit Hyseni.
“Deshta te ndaj me ju nje brenge, te cilen mua si prind po me ben te ndjehem aq keq sa qe diqka e tille nuk besoj qe ka ndodhe ma heret ne vendin tone…Ditet e fundit ne qytetin e Gjilanit, po ndodhin shume situata absurde te cilat po na prekin neve si familje aq keq, sa qe po na pamundesojne me jetu jeten normalisht, ku kryetari i komunes sone, Alban Hyseni ka marre vendime te pamenduara qe OJQ HANDIKOS- ta mbylle dhe te nderpriten sherbimet e duhura qe i marrin femijet tanë aty, te cilat neve si prinder te cilet vetem sa na i kane lehtesu barren financiare ne aspektin e kujdesit ndaj femeijeve tane”, ka thënë kjo qyetarë për Insajderin.
Ajo thotë se është e brengosur për fatin e fëmijës së saj por edhe të shumë fëmijëve që sipas saj kanë mbetur pa trajtim.
“Une si nje nane e brengosur, jo vetem per fatin e femijes tim, por si nje nane e cila cdo dite e ma shume jam ne kontakt me shume nana te tjera me të njejten brenge si une, kerkoj nga ju perkrahje morale dhe mediatike qe veprimet e tilla te pamenduara mire te Komunes sone, te nderpriten dhe mos te na demoralizojne neve si prinder, sepse shtimi i nje barre te tille kundrejt nesh si prinder, na e veshtireson jeten edhe neve si prinder por per femijet tane eshte nje stagnim ne zhvillimin e jetes se tyre si krejt femijet e tjer”, deklaroi ajo.
Kryetari i Komunës së Gjilanit nuk ka dhënë asnjë arsyetim lidhur me këtë vendim e as nuk ka pranuar që të takohet me drejtuesit e Shoqatave që ofrojnë shërbime për këtë kategori të personave.
Drejtori i OJQ “Handikos” Fatmir Shurdhani ka folur për Insajderin lidhur me mënyrën se si është injoruar vazhdimisht nga kryetari Hyseni duke mos pranuar as edhe një përgjigje të vetme pas vendimit për ndaljen e mjeteve.
“Kërkesën zyrtare për takim me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenit e kam bërë me datën 04.06.2024 kërkesën e fundit. Kam provu përmes mesazheve e telefonit dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Qendra për rehabilitimin e fëmijëve është mbyllur. Aty kanë marr shërbime diku 32 fëmijë. Ata kanë mbetur pa shërbime rehabilituese. Kanë mbetur në shtëpi. Të gjitha këto shërbime janë bërë falas. Ka shku kombi i ka marr në shtëpi, i ka pru në qendër, kanë mbajt trajtimin dhe janë kthy në shtëpi, ka deklaruar Shurdhani.
Shurdhani është prononcuar për Insajderin se si viteve të kaluara ka marr mbështetje financiare nga niveli lokal e qendror. Por këtë vit, kjo mbështet ka munguar nga niveli lokal.
“Përmes subvencioneve, në vitin e parë të qeverisës së Vetëvendosjes jam financu 7 mijë e 300 euro. Vitim e kaluar mi kanë nda 7 mijë e 200 (viti 2023)- Këtë vit kam pas edhe 23 mijë prej nivelit nacional dhe jam pertheku disi deri në dhjetor. Në vitin 2024 i kom marr 5 mijë euro prej Presidencës dhe 5 mijë prej Qeverisë dhe këto 10 mijë euro jemi shty me këtë shumë deri në muajin prill. Në muajin maj stafi profesional ka punuar në baza vullnetare deri në javën e fundit të qershorit. 1 muaj e gjysmë kanë punuar pa pagesë” ka deklaruar ai.
Tutje, sipas tij Komuna e Gjilanit ka buxhet të mjaftueshëm për të financuar këto shoqata. Kështu thotë Shurdhabi duke u mbështetur në informacionet që I kanë dhënë asamblistët e komunës që “ka buxhet por nuk ka vullnet të kryetarit Hyseni t’i mbështes OJQ’të”.
“Në takimin që e kam pas me drejtoreshën e Shëndetësie dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se ne vullnetin e kemi por nuk kemi mjete financiare. Këtë me kanë dhënë si arsye. Nga takimet qe kam pas me të gjithë shefat e grupeve me kanë thënë se buxhet ka por nuk ka vullnet të kryetarit të komunës me i mbështete OJQ’të”, u shpreh tutje ai.
Drejtori i shoqatës “Handikos”, Fatmir Shurdhani ia kujton kryetarit Hyseni edhe deklaratën e zotimeve në të cilën ai ka ofruar mbështetje për OJQ’të që ofrojnë këto shërbime. Sipas tij, kryetari Hyseni është duke bërë shkelje të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Gazeta Insajderi ka provuar të marr edhe një përgjigje zyrtare nga Komuna e Gjilanit dhe personalisht nga kryetari Alban Hyseni por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.
/Insajderi.org/