×
  • Lajme
  • Lajme

    “Alban Hyseni në udhëtime, po i braktis qytetarët që ia besuan votën”

    Insajderi
    28 June 2024 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Latif Maliqi, anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan nga LDK-ja, tha se për kryetarin Alban Hyseni me të rëndësishme janë udhëtimet se sa jeta e qytetarëve.

    Ai tha se kryetari dhe këshilltarët komunal nga VV nuk ishin në sallë sot, ndërsa opozita ishte.

    Në këtë seancë do votohej sipas tij për bartjen e mjeteve në shumën prej 3 milionë eurove.

    Shumë bujë e etiketime janë bërë qe 3 muaj për kinse opozita nuk po e mundëson bartjen e mjeteve nga viti 2023 në buxhetin e vitit 2024, kjo sot u demantua, ku po kjo opozitë ishte në seance për votimin e këtyre mjeteve, por kryetari Alban Hyseni dhe këshilltarët komunal nga VV nuk ishin në sallë. Kjo e tregon edhe një herë se për kryetarin Alban Hyseni dhe VV më të rëndësishme janë udhëtimet koti, se sa votimi i bartjes së mjeteve në shumën prej 3 milionë eurove”, shkroi ai.

    Tutje sipas Maliqit, qytetarët janë braktisur nga kryetari.

    Kjo qeverisje dhe kryetari i komunës tonë nuk i ndien përgjegjësit dhe obligimet e marura nga vota qytetare për përmirësimin e jetesës së qytetarëve, por çdo ditë e më shumë po i braktis këta qytetar që ja besuan votën, mundin e ndjersën për të mirën e qytetit“, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark