
Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar sot një takim me stafin shëndetësor të QKMF-së.
Në këtë takim morën pjesë infermierë dhe punëtorë shëndetësorë të cilëve i premtoi se shëndetësinë do e keni prioritet.
“Bashkë me kandidatët e listës sonë fituese për asamble, z.Basri Kamberi dhe z.Hekuran Rapuca, sot takuam stafin shëndetësor të QKMF-së, infermierë dhe punëtorë shëndetësorë që me përkushtim qëndrojnë gjithnjë në vijën e parë të shërbimit. Këta janë njerëz dhe profesionistë me të cilët mburret i tërë Gjilani, andaj iu jemi mirënjohës gjithmonë për punën e palodhshme. Shëndetësinë gjithmonë e kemi prioritet, andaj do të vazhdojmë ta mbështesim në mënyrë që secili gjilanas të ketë kujdesin e merituar.”, shkroi ai.