Alban Hyseni pas votimit: Uroj që sa më shumë qytetarë të dalin dhe ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alban Hyseni pas votimit: Uroj që sa më shumë qytetarë të dalin dhe ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës

    Insajderi
    12 October 2025 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari aktual dhe njëherësh kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ushtruar të drejtën e votës së bashku me bashkëshorten e tij.

    Pas votimit, Hyseni uroi për një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare.

    “Përmes jush dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, e në veçanti qytetarët e Gjilanit, që ky proces zgjedhor të jetë i mbarë, i rregullt dhe mbi të gjitha demokratik. Uroj që sa më shumë qytetarë të dalin për të shprehur vullnetin e tyre dhe, përmes votës, të kontribuojnë në ndërtimin e së ardhmes së qytetit tonë,” deklaroi Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark