Alban Hyseni premton angazhim më të madh pas 12 tetorit: Për një Gjilan modern e funksional - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Alban Hyseni premton angazhim më të madh pas 12 tetorit: Për një Gjilan modern e funksional

    Insajderi
    22 September 2025 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni, ka treguar projektet që ka kryer gjatë mandatit aktual. Ai ka treguar se në mandatin tjetër angazhimin do ta ketë edhe më të madh për një Gjilan modern.

    Hyseni është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit.

    “Për 4 vjet, Gjilanit ia kemi kthyer gjallërinë dhe ritmin e zhvillimit me mbi 80 projekte të mëdha infrastrukturore. Pas 12 tetorit, angazhimi ynë do të jetë edhe më i madh – për një Gjilan më modern, më funksional dhe më të zhvilluar, ku çdo lagje dhe çdo qytetar ndihet pjesë e ndryshimit. BASHKË!” – thuhet në një video të postuar nga Hyseni në Facebook.

    Hyseni të dielën ka premtuar mbështetje për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gjilani”.

    “Ansambli i Këngëve dhe Valleve, e ruan shpirtin kulturor të qytetit tonë, duke i dhënë jetë traditës përmes këngës e valleve”, tha Hyseni. “Përkrahja për ta është përkrahje e identitetit kombëtar dhe bashkërisht do ta vazhdojmë mbështetjen e këtij institucioni kulturor, me theks të veçantë krijimin e Ansamblit të Qytetit”.

    Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 12 tetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark