Alban Hyseni premton përkrahje për gratë sipërmarrëse dhe investim i vazhdueshëm në bujqësi - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Alban Hyseni premton përkrahje për gratë sipërmarrëse dhe investim i vazhdueshëm në bujqësi

    Insajderi
    19 September 2025 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar takimet me qytetarë dhe përfitues të projekteve komunale, duke theksuar angazhimin e tij për zhvillimin ekonomik të komunës përmes përkrahjes së bizneseve lokale dhe sektorit bujqësor.

    Në një vizitë të realizuar te sipërmarrësja Blerta Rexhepi, e cila ka përfituar grante komunale në formë pajisjesh për të zhvilluar biznesin e saj, Hyseni vlerësoi lartë kontributin e grave në ekonominë lokale. Ai tha se përkrahja për gratë në biznes nuk do të mungojë as në mandatin e ardhshëm.

    “Bisedova sot me zonjën Rexhepi për sfidat dhe planet e saj, dhe u zotova se do të vazhdojmë t’i përkrahim gratë në çdo hap të rrugëtimit të tyre drejt suksesit në biznes”, shkroi Hyseni në rrjetet sociale.

    Po ashtu, Hyseni vizitoi fermën e Emrah Adiler në fshatin Doberçan, një nga përfituesit e granteve bujqësore. Ai u prit nga fermeri, i cili e njoftoi me sfidat dhe angazhimet e përditshme në fermë.

    “Doberçani njihet për fermerë të ndershëm dhe që jetojnë nga puna e tyre. Puna dhe përkushtimi i Emrahut është frymëzim për të gjithë neve”, tha Hyseni.

    Ai ritheksoi se mbështetja për sektorin e bujqësisë do të mbetet prioritet i tij edhe në mandatin e ardhshëm, duke shtuar se investimet në bujqësi janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanit rural.

    “Angazhimi im mbetet i qartë: mbështetje dhe investim për bujqësinë e Gjilanit. Jemi bashkë!”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark