
Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, po vazhdon fushatën e tij me një intensitet të lartë.
Hyseni po mban takime me qytetarët e Gjilanit edhe në mbrëmje. Ai u ndalua tek familja Gagica, ku tha se u prit në një atmosferë të jashtëzakonshme.
“Takimet nuk i ndalëm as në këto orë të vona. Sonte u ndalëm në familjen Gagica, ku na pritën me një atmosferë të jashtëzakonshme. Energjia dhe përkrahja që morëm nga kjo familje na jep edhe më shumë kurajo për fitoren tonë më 12 tetor”, thotë Hyseni.
Kreu aktual i Gjilanit aktivitetin ditor e ka përmbyllur në një qebaptore të lagjes “Arbëria”.
“Blerim Hajdari, jurist me profesion, është modeli i qytetarit të ndershëm të Gjilanit, që gjatë ditës punon në profesionin e tij e në mbrëmje udhëheq biznesin familjar. Për ushqimin e shijshëm e shërbimin e veçantë, tashmë e dini të gjithë”, thotë më tej Hyseni.