
Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në këtë takim, Hyseni ishte i shoqëruar nga deputetja Liza Gashi dhe kandidatët për Asamble, Andi Shkodra e Erza Kqiku. Ai tha se ishte kënaqësi e veçantë të bisedonte me të rinjtë për të ardhmen e qytetit, duke theksuar se ata përfaqësojnë të tashmen dhe të ardhmen e Gjilanit.
“Diskutuam për projektet që planifikojmë t’i realizojmë gjatë mandatit tonë të dytë dhe për rëndësinë që ka pjesëmarrja e secilit në votim. Vota e të rinjve është vendimtare për të vazhduar zhvillimin dhe për t’i bërë realitet projektet që i kemi nisur bashkë,” u shpreh Hyseni.