Alban Hyseni viziton biznese vendore në Gjilan: Kemi paraparë mbështetje konkrete për bizneset ekzistuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Alban Hyseni viziton biznese vendore në Gjilan: Kemi paraparë mbështetje konkrete për bizneset ekzistuese

    Insajderi
    24 September 2025 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar dy kompani të njohura vendore për të nxjerrë në pah rëndësinë e mbështetjes së bizneseve dhe krijimit të vendeve të punës.

    Hyseni thekson shembullin e Monte Roll, të drejtuar nga Astrit Zuzaku, e cila eksporton rreth 30% të prodhimit të roletave në Bashkimin Evropian.

    “Përveç mbështetjes për bizneset e reja dhe gratë sipërmarrëse, në programin tonë qeverisës kemi paraparë edhe mbështetje konkrete për bizneset ekzistuese. Rritja e tyre sjell më shumë vende pune dhe më tepër zhvillim. BASHKË për Gjilanin!”

    Hyseni vizitoi gjithashtu kompaninë Konsoni, e njohur për prodhimin e vezëve dhe mishit të pulës, ku rreth 80% e punëtorëve janë gra.

    “Është mbresëlënëse që rreth 80% e punëtorëve janë gra, duke treguar rëndësinë që ky biznes i jep fuqizimit të grave dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Bizneset vendore do të vazhdojmë t’i përkrahim, pasi vetëm përmes tyre mund të sigurojmë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim të Gjilanit tonë.

    #BASHKËpërGjilanin”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark