
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar takimet me bizneset lokale.
Ai së pari u prit nga familja Mustafa, pronarët e dy kompanive. Hyseni u njoh nga afër me suksesin e këtyre ndërmarrjeve.
Në vazhdim, Hyseni vizitoi një kompani tjetër. Ai u njoh me aktivitetin e kompanisë në prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika, ku punësohen mbi 15 punëtorë dhe një pjesë e produkteve eksportohet jashtë vendit.
“Biznese të tilla janë vlera e vërtetë e qytetit tonë – krijojnë punësim, zhvillim dhe e bëjnë Gjilanin më konkurrues. Jemi krenarë që në qytetin tonë kemi kompani kaq të suksesshme që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe mundësitë për qytetarët”, tha Hyseni.