
Kryetari i Komunës së Gjilanit që po synon edhe një mandat, Alban Hyseni, ka vizituar kompaninë vendore PANI, e cila operon në fshatin Bresalc dhe është e specializuar në prodhimin dhe riciklimin e qeseve të plastikës.
I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Hyseni u prit nga pronari i kompanisë, z. Xhevdet Neziri, dhe nga afër pa punën e përkushtuar të mbi 25 punëtorëve, shumica prej tyre gra dhe vajza nga fshati.
“Pamë një storie të vërtetë suksesi. Kompania PANI është një shembull i mrekullueshëm i sipërmarrjes që jo vetëm krijon vende pune, por edhe fuqizon rolin e gruas dhe kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Gjilanit tonë,” u shpreh Hyseni në një postim në rrjetet sociale.