Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në foltoren e Kuvendit të Kosovës është vendosur mbishkrimi “Fitore Pacolli 200.000 euro, Gratë e Krushës 0 euro”.
Pacolli ka mbuluar këtë mbishkrim me një tjetër, duke shkruar: “Albana Bytyqi 1 milion euro nga komuna e Rahovecit”, përcjell Insajderi.
Përplasja ka shpërthyer pas akuzave që lidhen me dhënien e granteve nga Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga Faton Peci, për një familjar të deputetes Pacolli.
Deputeti i AAK-së, Kadri Kadrijaj, i cili vendosi pankartën e parë në Kuvend, ka akuzuar qeverinë për favorizimin e individëve të lidhur me pushtetin, duke theksuar se gratë e Krushës dhe shumë qytetarë të tjerë janë të lënë jashtë mbështetjes financiare.