Kandidatja për deputete nga AAK, Albana Bytyqi ka mbajtur takime më banorët e fshatit Reshtan dhe Peqan në Suharekë.
Përmes disa fotografitë që Bytyqi ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, shihet se ka marrë mbështetje nga banorët e këtyre fshatrave.
“Kosovës fituese iu bashkuan sonte edhe banorët e fshatit Reshtan të Suharekës. Të bindur se kjo është rruga e duhur që duhet ndjekur, dhe adresa e saktë për t’u mbështetur” ka shkruar ajo pas takimit në fshatin Reshtan.
“Energji e vullnet për fitore na u shpreh sonte nga banorët e fshatit Peqan të Suharekës. E lumtur që na mbështesni dhe na besoni!”, ka shkruar ajo pas takimit në fshatin Peqan.