“Albas” boton librin panoramik për trashëgiminë kulturore të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    “Albas” boton librin panoramik për trashëgiminë kulturore të Kosovës

    Insajderi
    05 July 2025 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së shpejti nga “Albas” vjen libri “Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër”, një libër-guidë për të gjurmuar shtresat dhe larminë e trashëgimisë sonë kulturore e natyrore.

    Ky libër është një panoramë e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Autor i tij është Dr. Arsim Canolli, antropolog i njohur kosovr.

    Duke nisur nga thellësitë e Rugovës e duke vazhduar drejt Novobërdës, ky udhëtim i përmbledhur ju çon në të gjitha qendrat e qoshet e Kosovës.

    Libri shërben si një hartë e përshkruar me një qasje etnografike nga autori, ndërsa fotografitë origjinale përçojnë atmosferën autentike të çdo vendi. Me një gjuhë të rrjedhshme e të thjeshtë, teksti ofron edhe sugjerime praktike për organizimin e vizitave, që nga itineraret ditore te sugjerimet për shijen lokale, duke bërë që çdo kureshtar të ndihet si gjahtar i bukurisë së Kosovës.

    Ky libër-guidë është një hartë kulturore për çdo vizitor, qoftë adhurues arkeologjie, qoftë dashamirës natyre. Së shpejti, në libraritë kryesore të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë! Ndiqeni faqen tonë për datën zyrtare të botimit, ofertat dhe mënyrat e blerjes online. Një libër-guidë për secilën shtëpi!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark