Albas organizon panel të veçantë të përkthimit në Panairin e Librit në Prishtinë - Insajderi
×
Kulturë

Albas organizon panel të veçantë të përkthimit në Panairin e Librit në Prishtinë

Insajderi
10 June 2025 - 20:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kuadër të Panairit të Librit që po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, më 12 qershor në ora 18:00, do të zhvillohet një panel i veçantë kushtuar artit të përkthimit.

Nën titullin “Të përkthesh do të thotë të krijosh sërish – këtë herë shqip”, ngjarja synon të sjellë në vëmendje rolin e përkthyesve në pasurimin e letërsisë shqipe.

Në këtë bisedë të hapur do të marrin pjesë disa nga emrat më të njohur të përkthimit letrar: Ag Apolloni, Ana Kove, Sokol Çunga, Granit Zela dhe Primo Shllaku. Paneli do të moderohet nga poetja dhe botuesja Rita Petro.

Të pranishmit do të kenë mundësinë të dëgjojnë rrëfimet e përkthyesve mbi sfidat që hasin në përkthimin e veprave klasike dhe bashkëkohore, për zgjedhjet gjuhësore, dilemën e çdo fjale, si dhe për dashurinë që i shtyn të rizbulojnë tekstet në një gjuhë tjetër – shqipen.

Ngjarja organizohet në kuadër të 25-vjetorit të shtëpisë botuese ALBAS, një emër i njohur për përkthimin, botimin dhe kujdesin për fjalën e shkruar në gjuhën shqipe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark