
“Albas”, tashmë një emër i njohur i botimit të librit shqip, sjellë në panairin e sivjetmë të librit “Prishtina 2025” një varg titujsh të emrave të njohur të autorëve botërorë dhe shqiptarë.
Po ashtu, kjo shtëpi botuese shquhet edhe për botimin e librave për fëmijë, me të cilët shpirtrat e vegjël do të mund të mësojnë dhe argëtohen.
Botime të reja në fushën e letërsisë artistike, shqipe dhe të huaj, si për të rritur, po ashtu edhe për fëmijë, lexuesit dhe dashamirësit e librit mund t’i gjejnë në shtandin e kësaj shtëpie botuese në panairin e lartcekur, i cili u hap më 11.06.2025 (e mërkurë) dhe do të zgjasë deri të dielën, më 15.06.2025.
Më poshtë mund t’i lexoni disa prej titujve që shtëpia botuese “Albas” i ka botuar në dy vitet e fundit dhe lexuesit shumë lehtë mund t’i gjejnë në stendën e saj në Panairin e Librit “Prishtina 2025”, që është duke u mbajtur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
James Joyce, “Portreti i artistit në rini”,
Gunter Grass, “Macja dhe miu”,
Paul Lynch, “Kënga e profetit”,
Sofokliu, “Edipi mbret”,
Sofokliu, “Antigona”,
Aristoteli, “Poetika”
Aristoteli, “Retorika”,
John Banville, “Zonja Osmond”,
Donatella di Pietrantino, “Mosha e brishtë”,
Michael Ende, “Historia pa mbarim”,
Jessie Haëitson, “Autizmi: si ta rritësh të lumtur një fëmijë autikë”,
Joanna Williams, “Feminizmi vs Gratë”,
Virion Graçi, “Shtatë dritaret”,
Petro Marko, “Hasta la vista”,
Petro Marko, “Nata e Ustikës”,
Petro Marko, “Griva”,
Ervin Nezha, “Tri tavernat”,
Ermal Hasimja, “E shkuara e pakryer”,
Anila Mançellari Kruti, “Engjëjt rrinë bashkë”,
Anisa Markarian, “Fshesarja e Republikës”,
Gianni Rodari, “Aventurat e Çipolinos”,
Bedri Dedja, “Djemtë e luftës”,
Bedri Dedja, “Kryengritje në pallat”,
Bedri Dedja, “Qyeteti me tri kështjella”,
Adelina Mamaqi, “Ketrushi prej akulli”.