Albert Malisheva i kërkuari i tretë për rastin e fajdeve në Gjilan, ka dal dje para Gjykatës. Malishevës siç mëson Gazeta Insajderi, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Albert Rexhepi, i njohur ndryshe si “Albert Malisheva” ishte shpallur në kërkim që ditën kur u arrestuan babë e birë, Mefail e Edison Shkodra.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e kësaj Gjykate për Albert Malishevën.
Aty thuhet se Rexhepit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
“Caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji e cila do të llogaritet nga koha e ndalimit e arrestit shtëpiak nga data 24.06.2024 dhe do zgjasë deri më datë 24.07.2024“, thuhet në vendim.
Të dyshuarit i është konfiskuar pasaporta.
Çka tha mbrojtja par Gjykatës?
Avokati, mbrojtës i Albert Malishevës, tha se se nuk ekzistojnë prova se ai ka kryer veprën penale “fajde”. Madje ai ka thënë se i dëmtuari dhe i dyshuari kanë qenë shok dhe se i ka dhënë para borxh.
“Konsiderojmë dhe jemi te bindur se në rastin konkret për të mbrojturin tim nuk ekzistojnë prova dhe nuk përmbushet në këtë fazë të procedurës figura e veprës penale të Fajdes. I mbrojturi im dhe i dëmtuari, kanë qenë shoke te pandashëm për më shumë se 20vite.
“Në rastin konkret me datë 24 qershor 2024, kemi dhënë deklaratë në polici dhe i mbrojturi im ka sqaruar se ndaj të njëjtit kanë dhënë para borxh dhe asnjëherë nuk i është kërkuar fajde. Atij i është dhënë para borxh njëherë në shumën prej 350 mijë euro dhe njëherë në shumën prej 200 mijë euro“, thuhet në vednimin e siguruar nga Insajderi.
Tutje, avokati Driton Musliu ka deklaruar se posedojnë prova të cilat janë marrë me screenshot nga telefoni i Albert Malishevës.
“Ne kemi mbledhë prova nga telefoni i të mbrojturit tim, i cili është konfiskuar , ku sapo ka marrë vesh që është akuzuar për këtë vepër, i ka bërë screenshot të gjitha sms që i ka pas me të dëmtuarin dhe i ka ruajtur. Mesazhet telefonike, tregojnë raportin shume të afërt që ka pas Albert Rexhepi me R.A dmth ne baza ditore janë takuar, kane drekuar , kane hëngër mëngjes apo darke bashkë, të nëjtit janë njohur familjarisht dhe janë prezantuar me familje“, thuhet ndër të tjerash në vendim.
Këto deklarime të avokatit i ka mbështetur i dyshuari Rexhepi.
Gjykata e ka obliguar të dyshuarin që të qëndroj në shtëpi dhe mos të largohet në asnjë formë nga shtëpia.
Në raportimet e Gazetës Insajderi, bazuar në dosjen e Prokurorisë e dokumentet e Gjyqit, viktima e këtij rasti pos Edison e Mefail Shkodrën e përfshinë në rast edhe Albert Rexhepin.
Gazeta Insajderi do të iu mbaj të informuar për këtë rast.
Më poshtë gjeni raportimet e Insajderit për këtë rast të madh të fajdeve: