Gjigandi ekonomik Albi Group zotohet se do të sjellë përsëri vende të reja pune. Kjo u bë e ditur përmes një konference për media.
Në takim u kumtuan tre informacione që do të ndikojnë pozitivisht në ekonominë e tregtinë e vendit tonë. Fillimisht, u njoftua hapja e qendrës Albi Mall në qytetin e Gjilanit, zgjerimi i Albi Mall qendrës në Prishtinë dhe nënshkrimi i bashkëpunimit me Hotelin Prestigjioz Raddison.
Noria Humolli e cila është Menaxhere Gjenerale për hulumtim dhe zhvillim – Albi Group tha se Albi Mall në Gjilan do të zë një hapsirë strategjike me një hapësirë totale prej 70,000 metra katrorë, përfshirë si Albi Mall me 35,000 metra katrorë dhe Albi Rezidencën me të njëjtën siperfaqe, ky projekt impresionues investiv ka kushtuar mbi 40 milion eurosh.
Investimi do të ndihmojë në uljen e papunësisë duke krijuar mbi 500 vende të reja të punës, duke kontribuar në rritjen ekonomike të qytetit dhe rajonit të tij.
Në anën tjetër projekti i zgjerimit të Albi Mall në prishtinë, investim ky prej 30 milionë eurosh do të sjellë më shumë hapësirë për shërbimet tregtare dhe do të ofrojë një gamë më të gjërë të opsioneve për blerësit.
Ky projekt do të sjellë përfitime të dukshme për ekonominë dhe tregun e punës në Prishtinë dhe rajonin përreth me hapjen e mbi 600 vendeve të reja të punës
Albi Group është përgatitur që Hotelin Radisson Hotel ta sjell për herë të parë në Kosovë i cili është një hap shumë i rëndësishëm në industrinë e turizmit dhe hotelerisë në vendin tonë.