Albian Hajdari: Më duket sikur jam këtu prej kohësh, ndaj Suedisë japim maksimumin - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Albian Hajdari: Më duket sikur jam këtu prej kohësh, ndaj Suedisë japim maksimumin

    Insajderi
    11 October 2025 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albian Hajdari mbrëmë debutoi me kombëtaren e Kosovës, pasi po këtë muaj bëri zgjedhjen që të kalojë nga Zvicra te “Dardanët”.

    Ai ishte një nga më të mirët në fushën e lojës ndaj Sllovenisë, në ndeshjen që u mbyll baras pa gola.

    Hajdari, vetëm 22-vjeçar ka thënë se nuk e ndjen veten si debutues, sepse e kanë pritur mirë të gjithë.

    “Jam lojtar shumë emocional dhe ndoshta e kam shprehur pak këtë. Nuk po e ndiej veten si debutues, sepse më kanë pritur të gjithë shumë mirë, sikur të jem këtu prej kohësh. Jam shumë i kënaqur për debutimin, sidomos që nuk kemi pranuar gol – për një mbrojtës kjo është gjëja më e mirë”, ka thënë Hajdari, duke vlerësuar edhe punën e ekipit në aspektin defensiv.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    10 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark