
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë fjalës së tij para qytetarëve të komunës së Podujevës, duke përdorur shprehje llapjane “pasha Kuranin” e “pasha Musafin” tha se kjo parti do të fitoj në Llap.
“Pasha Kuranin e pasha Musafin po dojna me fitu Llapin’, është shprehur ai, derisa i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe e duartrokitën.
Kandidat i Vetëvendosjes për kryetarë të Podujevës është Ajet Potera.
Por lidhur me këtë gjuhë të përdorur nga deputeti Kurti ka reaguar LDK-ja në Podujevë duke thënë se përmes këtyre sloganeve u fyen qytetarët llapjanë.
Në këtë reagim LDK i referohet Vetëvendosjes si grup anarkist “që në këtë kohë fushate politike kanë targetuar Podujevën, si një plaçkë të mundshme”.
“Në turrjen e tij të fundit në Llap, Al-bini, që me qëndrimin dhe fjalorin e tij ngjasonte ne një prijës të grupeve radikale terroriste të ISIS, fjalimin e tij nuk e nisi me “Allahu Akber”, por tha “pasha Kuranin e pasha Musafin”. Dhe, nuk u thirr në libra të shenjtë nga respekti për fenë islame, por për të ironizuar dhe fyer të mbledhurit përreth tij dhe të gjithë llapjanët”, thuhet në reagim.
https://www.facebook.com/mixhabajramm/videos/1609033349160161/