Albin Kurti dhe gruaja e tij takohen me prindërit e Rita Orës në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Albin Kurti dhe gruaja e tij takohen me prindërit e Rita Orës në Prishtinë

    Insajderi
    02 August 2023 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të martën, shteti i Zvicrës shënoi ditën e tij kombëtare të pavarësimi.

    E një ditë si kjo u shënua edhe në Kosovë, me një organizim nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

    Mes shumë të ftuarve, prezentë në këtë ngjarje kanë qenë edhe prindërit e ylli shqiptar me renome ndërkombëtare, Rita Ora.

    Besnik dhe Vera Ora (Foto: Besni Ora/Instagram)

    Vera dhe Besnik Sahatçiu (Ora) publikuan në rrjetet sociale disa imazhe nga vizita e tyre e përbashkët në këtë organizim, ku mes të tjerash janë takuar edhe me plot figura të rëndësishme shtetërore.

    Në disa prej fotografive që çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram, mund të shihet teksa ata përshëndeten edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, dhe gruan e tij, Rita Augestad Knudsen.

    Besnik dhe Vera Ora gjatë takimit me çiftin kryeministror (Foto: Besni Ora/Instagram)

    “Urime Ditën Kombëtare Zvicër. Faleminderit që na ftuar Zonja dhe Zotëri Ambasador dhe për këtë ditë të mrekullueshme. Ju dëshirojmë më të mirat në të ardhmen”, ka shkruar babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu në Instagram.

    Besnik dhe Vera Ora gjatë takimit me çiftin kryeministror (Foto: Besni Ora/Instagram)

    Prindërit e këngëtares shqiptare përndryshe posedojnë një shtëpi në Prishtinë dhe një tjetër në Ulqin – dhe i kanë të shpeshta vizitat e tyre në baza vjetore në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark