×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Albin Kurti e pranon kërkesën e SHBA, e shtynë për dy ditë vendosjen e gjobave

    Insajderi
    22 November 2022 - 00:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti e ka pranuar kërkesën e SHBA, për shtyrjen e vendosjes së gjobave.

    “Falenderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh për vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera)”.

    “Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, mbrëmë ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta shtyjë vendosjen e gjobave për 48 orë.

    Hovenier tha se këtë kërkesë ia ka bërë qeverisë për t’i lejuar ShBA-të dhe BE-në që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje.

    “Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur Hovenier, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark