Albin Kurti: Magjistratura dhe doktoratura e Isa Mustafës janë në kundërshtim me njëra-tjetrën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti: Magjistratura dhe doktoratura e Isa Mustafës janë në kundërshtim me njëra-tjetrën

    Insajderi
    19 April 2017 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës se Qeveria e Kosovës është në shërbim të biznesmenëve të fuqishëm.

    Sipas tij, ngjashëm kanë qenë edhe qeveritë e kaluara.

    “Qeveria e sotme sikurse edhe çdo tjetër para saj është në shërbim të tajkunëve. Neve na nevojitet një qeverisje e re me shtet zhvillimor ku qeveria është e afërt me biznesin e vogël dhe të mesëm në përgjithësi, por jo tepër e afërt me tajkunët e monopoleve”, ka pohuar Kurti.

    Ka shtuar se këtë nuk mund ta bëjë kryeministri Isa Mustafa.

    “Ai nuk po merret me ekonomi por me demarkacionin e Thaçit. Zaten e ka të vështirë të merret me ekonomi sepse magjistraturën dhe doktoraturën i ka në kundërshtim me njëra-tjetrën: e para në frymën e socializmit vetëqeverisës të Kardelit kurse e dyta për lidership e menaxhment brenda orientimit neoliberal. E, të dyja këto janë të gabueshme”, ka shtuar Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark