Albin Kurti mendon për futjen në përdorim të lekut në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti mendon për futjen në përdorim të lekut në Kosovë

    Insajderi
    07 August 2016 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ndoshta Kosova do të ishte më mirë ta përdor si monedhë shtetërore lekun, sesa euron që e përdor tani.

    Kurti në një intervistë për portalin francez, Politique-internationnale pohon se Kosova përkundër se e përdor, nuk ka asnjë zotërim në raport me euron.

    “Duhet të jemi të vetëdijshëm se Bashkimi Europian mundet të na e pezullojë në çdo moment të drejtën për ta përdorur euron. Sigurisht se kjo është një hipotezë pak e mundshme, por duhet ta kemi në mendje, sepse nuk kemi asnjë zotërim mbi këtë monedhë… Ndoshta do të ishte më e matur, më e sigurt, ta përdorim lekun shqiptar”, ka thënë Kurti.

    lek

    Kurti po ashtu ka folur edhe për situatën politike në Kosovë, derisa ka thënë se partia në të cilën ai bën pjesë, Vetëvendosje, është partia e dytë më e fuqishme në vend, pas PDK-së. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark