Albin Kurti pagoi 350 mijë euro për të bërë fushatë në Davos me vendimet e tij në fushën e ekonomisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti pagoi 350 mijë euro për të bërë fushatë në Davos me vendimet e tij në fushën e ekonomisë

    Insajderi
    22 January 2025 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi dje (të martën) në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

    E pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në këtë forum, buxhetit të shtetit i ka kushtuar hiq më pak se 350 mijë euro.

    Dy muaj më parë me një vendim të kryeministrit Kurti në emër të promovimit të Kosovës, u ndanë 350 mijë euro nga buxheti i shtetit pikërisht për të marrë pjesë në këtë forum apo për “organizimin e pjesëmarrjes”.

    Në vendim thuhet se kjo shumë është ndarë për organizimin e pjesëmarrjes së Kosovës në forumin botëror ekonomik së bashku me ‘Kosova House’.

    Në dokument thuhet po ashtu se mjetet do të barten në xhirollogarinë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

    Ai në Davos përmendi të arriturat ekonomike dhe çështjen e mallrave të eksportuara.

    “Gjithashtu me paketën tonë të rimëkëmbjes ekonomike, duke shpërblyer njerëzit që kursejnë energji dhe duke shpërndarë rritjen ekonomike që kemi arritur, kemi zbutur varfërinë dhe kemi mbajtur nivele të larta të kërkesës agregate në vendin tonë. Pra, tani në vitin 2025, buxheti vjetor i shtetit të Kosovës është 50 përqind më i madh se në vitin 2021. Dhe kjo vjen nga rritja mbresëlënëse ekonomike, e cila ishte mesatarisht gjashtë për qind e PBB-së, duke mos rënë asnjëherë nën katër për qind të PBB-së. Ekonomia e Kosovës vitin e kaluar për herë të parë e ka kaluar vlerën 10 miliardë euro, eksportet i kaluan një miliard euro dhe të hyrat nga taksat kaluan 3 miliardë euro. Është interesante të përmendet se të ardhurat nga taksat në vitin 2024 ishin 40 për qind më të larta se në vitin 2021 dhe kjo tregon se besimi i publikut tek institucionet shtetërore shndërrohet në pagimin e më shumë taksave dhe kontributin më të madh për shtetin”, theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark