Kreu i shtetit, Albin Kurti nuk u tërhoq në momentin e përplasjes fizike mes opozitës dhe pozitës, pavarësisht tentimeve të truprojave të tij.
Para fytyrës së liderit të partisë në pushtet ishte një kaos, por Kurti refuzoi të largohej anipse truprojat ia zhveshën setrën gjatë kohës kur po mundonin ta nxirrnin nga salla e Kuvendit.
Në mbrojtje Kurtit i dolën ministrat e tij dhe deputetet bashkëpartiakë.
Rrahja nisi teksa po mbante fjalim kryeministri Kurti, i cili gjatë gjithë kohës po pengohej nga deputetët e opozitës që e akuzonin se po gënjen.