"Albin Kurti shpresa jonë", pushteti shpërblen ish kandidaten për deputete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Albin Kurti shpresa jonë”, pushteti shpërblen ish kandidaten për deputete

    Insajderi
    29 May 2025 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teuta Fazliu, militante e VV-së është ‘shpërblyer’ me një pozitë të rëndësishme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Fazliu ka dal e para në testin me shkrim në një konkurs në këtë dikaster.

    Gazeta Insajderi

    Ministria që udhëhiqet nga Elbert Krasniqi, dje (28.05.2025) ka publikuar rezultatet e konkursit për pozitën “Udhëheqës i Divizionit për Hulumtim dhe Analiza në Nivel Lokal”.

    Sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Insajderi, del se testin me shkrim e ka kaluar Teuta Fazliu.

    Ndonëse kushtet për t’i hyrë garës i kishin plotësuar 16 kandidatë, ishte militantja e VV-së ajo që doli e para.

    Kush është Teuta Fazliu?

    Teuta Fazliu në zgjedhjet e vitit 2019, ia kishte mësyer ulëses se Kuvendit. Por, pa sukses, ajo kishte marrë vetëm 1,301 vota.

    Fazliu në atëkohë e kishte vlerësuar lartë kryeministrin Kurti.

    Ajo e kishte cilësuar atë si shpresë të gjithë shqiptarëve.

    Ti je shpresa ime dhe e gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen për ndryshimin e këtij vendi. Faleminderit që je në mesin tonë“, kishte shkruar ajo në një postim në vitin 2019.

    E njëjta vazhdon të jetë militante e VV-së. Një gjë e tillë mund të vërehet nga profili i saj në “Facebook”.

    Por, ky nuk është punësimi i vetëm i bërë nga ministria e dorëhequr.

    Gazeta Insajderi dje raportoi për një punësim tjetër në MAPL

    Në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, është punësuar këshilltari i ministrit Elbert Krasniqi.

    Sipas dokumentit që ka publikuar Insajderi, Arianit Abazi, është pranuar në pozitën Udhëheqës i Divizionit për Partneritet dhe Qeverisje të hapur.

    Vendimi është marrë me 22 maj 2025.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark