“Kimia dhe përbërja e [Albin Kurtit] si person është pak serbe”. Kështu e komentoi Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, madhërimin që Kurti ia bëri ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, për të cilin nuk kurseu lëvdata prej më të ndritshmeve si demokrat, liberal e figurë kyçe që kontribuoi në ndjelljen e pro-evropianizmin në Serbi.
“Kurti është në një mënyrë si kimi serbe e botës serbe. Kryeministri i Kosovës me elaboru një ish –kryeministër serb pse… vetëm e ka një kimi me ta e ka një lidhje me atë botë, me atë jetë edhe i ndikon me dhonë shpjegim ose elaborim për Gjingjiqin, në anglisht i thonë What the hell”, ka thënë Haradinaj.
“Unë kam shërby kryetar Qeverie, jam kryetar partie, unë nuk e ndjej se duhet të bëj elaborim për ndonjë kryeministër të Serbisë, unë do të bëj për shqiptar për figura… sepse rrogën ma jep buxheti i Kosovës, çka kam lidhje unë me sqaru kush është Gjingjiqi, është ofendim i ekzistencës tënde nuk e bën kërkush, rri në hallin tënd thotë populli. Kjo flet për një kimi serbe, Kurti është shoqëruar shumë OJQ serbe, me krejtë ato kur ka qenë në KAN, shihet që hala këto ja kanë një virus, ja lëshojnë një virus, çka vyjti me elaboru Gjingjiqin”, tha ai në Tv1, përcjell Insajderi.
“Ai shihet me kriminelët më të mëdhenjë, është shoqëruar ka pirë tërë natën, ka bashkëpunuar me kriminel edhe e di krejt Serbia dhe krejtë bota. Janë munduar ta shfrytëzojnë për një arsye të caktume, por ai ka qenë mjaft i zhytur për shumë sende kriminale në Serbi e gjithkund. Shihet ajo kimia serbe hetohet kjo eshte kimia e tij. Kryeqytet ai ende e sheh nashta botën serbe, ai kur folke për bashkimin kombëtar po shihet që mendje e ka pas Serbinë. Çka dreqin po të vynë ty Gjingjiqi leje i kemi 100 punë tjera”, tha mes tjerash Haradinaj.