Shkruan: Fatmir Sheholli
Kurti dhe Osmani e zyrtarizuan pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Lideri i VV, Albin Kurti disa herë përmendi se këto zgjedhje nuk janë zgjedhje por referendum i popullit të Kosovës. Ai, vlerësoi se siq tha ” partitë e vjetra kanë mbetur në kohën e të kaluarës” dhe tërthorazi nuk i la shpresë u.d. të kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj për debat televiziv, sepse siq pohoi, lufta zgjedhore do të jetë për vendin e dytë andaj sipas kësaj i bjen që Enver Hoxhaj duhet të shkoj në debat me liderin e LDK Isa Mustafa sepse sipas tij tani më për fituesin “plebishitar” nuk ka pse të bisedohet sepse ai dihet!?
Edhe nëse ndodhë kështu siq pretendon zoti Kurti dhe Osmani, megjithate lideri i VV e pranoi se garë e fuqishme do të ndodhë për poziten e dytë dhe tretë. Kjo do të thot që megjithate në Kuvendin e Kosovës do të kemi së paku përveq VV edhe PDK, LDK dhe AAK plus 20 deputet të komuniteteve jo shumicë.
Fjala e përsëritur nga Kurti ” Referendum” ” Plebishit” etj. do të korrospodonte sikur të ndodhte sikurse në zgjedhjet e vitit 1998 kur LDK patë fituar 98% te votave! A është kjo e mundur në rrethanat e zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2021, unë mendoj që nuk është e mundshme dhe që VV si pretenduese e fitores së zgjedhjeve domosdoshmërisht duhet të jetë në koalicion me parti shqiptare ( PDK, LDK apo AAK) që VV-së i sigurojn së paku 71 votë deputetësh shqiptar me qëllim që zgjedhja e presidentit të Kosovës së bashku me 10 deputet të komuniteteve jo sërbe të jenë te mjaftueshme për prezencë dhe zgjedhje të presidentit.
Vetëm në rastin se Kurti dhe Osmani pra VV të fitojn 71 deputet shqiptar atëherë mund të quajm fitore plebishitare, në të kundërten çdo formë tjetër do të quhet koalicion qeveritar nga i cili do të rrjedhë edhe marrëveshja për president të Kosovës!