Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit.
PSD ka shkruar në muret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit fjalët “Albin Zajednica”.
Sipas tyre, Asociacioni paraqet ndarje etnike dhe është i dëmshëm.
“Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajdenicë’. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete”.
Sipas, kësaj partie Asociacionin “Zajednicë” e ka pagëzuar Albin Kurti.
“Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim. Asociacionin “Zajednicë” e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, “Zajednica” po bëhet mbiemri i vetë Albinit”, ka thënë Zgjim Hyseni, nënkryetar i PSD-së.